Bellew triumfon në duelin e peshave të rënda, nokauton Hayen
Boksieri nga qyteti i Liverpoolit arriti t’i jap fundit duelit në raundin e 11-të, kur pas disa goditjeve radhazi e dërgoi Hayen jashtë ringut.
Haye ishte i pakëz i pafat sepse në raundin e gjashtë pësoi një lëndim në thembër.
Sidoqoftë, Bellew ishte më i mirë gjatë gjithë ballafaqimit dhe këtë e pohou pas meçit edhe kundërshtari i tij.
Bellew tani kampion i WBC, ka shprehur interesimin për t’u ndeshur me fituesin e duelit Anthony Joshua – Wladimir Klitschko. /Periskopi.com













