Njihuni me vajzën e bukur dhe rebele, adoleshentja e biznesmenes shqiptare
Një biznesmene e zonja, sipërmarrëse e aftë dhe tepër e guximshme, Silvana prej pak kohësh është larguar nga Shqipëria për të jetuar në Amsterdam, ku ndodhet edhe i dashuri i saj.
Ajo është ndarë nga bashkëshorti shqiptar, me të cilin ishte martuar pa mbaruar ende shkollën dhe ka sjellë në jetë dy fëmijë. Shpesh Silva në emisionet ku ka qenë e ftuar ka pranuar se fitonte më shumë se ish bashkëshorti, ndërsa për të bijën është treguar gjithmonë e rezervuar.
Silva nuk e ka fshehur kujdesin ndaj të bijës në moshë delikate, e cila tashmë studion jashtë vendit. Mabel është një vajzë e re në moshë, shumë bukuroshe dhe rebele në të njëjtën kohë. Trupi lastar dhe buzëqeshja rrezëllitëse janë ato që bien më së shumti në sy sapo shikon Mabel.



