Erdogan frikësohet nga një puç i ri, fton qytetarët të dalin në rrugë edhe sonte
Zyra e presidentit turk, Reccep Tyaiip Erdogan ka ftuar mbështetësit që edhe sonte të dalin në rrugë dhe të jenë në gjendje gatishmërie, me frikën se një tjetër tentim grushtshteti mund të provohet nga fraksionet ushtarake.
Ftesa është bërë përmes Twitter-it, raporton BBC.
“Pa marrë parasysh se në çfarë faze është ky tentim, ne duhet të jemi në rrugë edhe sonte. Një tentim grushtshteti i ri mund të ndodh çdo minut”, thuhet në thirrjen drejtuar turqve. /Periskopi/



