ISIS-i merr përgjegjësinë për sulmin në Nice

ISIS-i merr përgjegjësinë për sulmin në Nice

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në Nice, në të cilin u vranë 84 persona.

“Personi që kreu operacionin në Nice të Francës, i cili shkeli njerëzit me kamion ishte njëri nga ushtarët e Shtetit Islamik”, ka thënë agjencia e lajmeve Amaq, përkrahëse e ISIS-it.

“Ai kreu operacionin si kundërpërgjigje për shtetet që janë pjesë e koalicionit kundër Shtetit Islamik”, thuhet në njoftimin e kësaj agjencie.

Shpërndaje në: