Ndodh befasia në takimin Udinese – Juventus
Skuadra e drejtuar nga menaxheri italian, Massimiliano Allegri ka arritur të siguroj vetëm një barazim prej 1-1, në duelin si mysafir tek Udinese.
Të parët në avantazh kaluan vendasit me anë të golit nga Duvan Zapata, në minutën e 37-të, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me avantazh minimal për vendasit.
Por kampionët aktual nuk u dorëzuan dhe eventualisht arritën që ta barazojnë rezultatin kur në minutën e 60-të të takimit shënoi qendërmbrojtësi, Leonardo Bonucci.
Ndryshim të rezultatit më nuk pati dhe të dyja skuadrat ndanë pikët.
Tani Juventus gjendet në vendin e parë me tetë pikë më shumë se vendi i dytë, ndërsa Udinese mbeten në vendin e 14-të të klasifikimit. /Periskopi/



