‘Ti nuk je Drazha, ti je Ademi’: Ekstremistët në Serbi sulmojnë kryeredaktorin e Danasit një ditë pasi Vuçiqi e kritikoi live

‘Ti nuk je Drazha, ti je Ademi’: Ekstremistët në Serbi sulmojnë kryeredaktorin e Danasit një ditë pasi Vuçiqi e kritikoi live

Dragoljub Petroviq, Kryeredaktori i të përditshmes serbe, Danas, është targetuar me sulme nga e djathta ekstreme në Serbi, një ditë pasi kjo gazetë u kritikua live nga Aleksandër Vuçiqi.

Para zyreve të Danasit serb, janë hedhur banera ku portretizohet kryeredaktori i kësaj gazete me kryekomandatin e UÇK-së, Adem Jashari.

“Ti nuk je Drazha, ti je Ademi” – shkruhet në banerët e kësaj fotografie që është nënshkruar nga Lëvizja Konservatore Naziste në Serbi.

Po ashtu, Danasi serb portretizohet si ‘Koha Ditore’ në Kosovë, si tendencë e regjimit në Beograd që ta shuajë zërin opozitar dhe kritik në Serbi.

Vuçiqi kritikoi Danasin për artikullin e këtij medium, që ndërlidhte Millan Radojçiqin e Listës Serbe ‘në ndihmën për ta shkatërruar Serbinë’.

 

Shpërndaje në: