Deputetja britanike mirëpret shtimin e trupave të KFOR-it në Kosovë
Alicia Kearns, deputete në Britaninë e Madhe që drejton Komisionin për Punë të Jashtme, ka mirëpritur vendimin e shtetit të saj për dërgimin e trupave në veri të Kosovës, pas situatës së krijuar më 24 shtator, ku një grup terrorist ka sulmuar Policinë e Kosovës.
Deputetja konservatore e ka cilësuar dërgimin e trupave britanikë në Kosovë si lëvizje të rëndësishme, ajo shton se “mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit”.
“Lëvizje e rëndësishme drejt parandalimit në Ballkan pasi Grant Shapps konfirmon dislokimin e të gjithë Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit në Kosovë nën komandën e NATO/KFOR. Mosndëshkimi ngjall përbuzje për sundimin e ligjit dhe rendit: pengo, mbro dhe mbaj përgjegjësi”, ka shkruar ajo.
Më 24 shtator grupi terrorist ka sulmuar Policinë duke vrarë policin, Afrim Bunjaku, tashmë hero i Kosovës.
Institucionet e Kosovës vazhdimisht publikojnë fakte që dëshmojnë përfshirjen e Serbisë në organizimin e atij grupi.
Important move towards deterrence in the Balkans as @grantshapps confirms deployment of the whole 1st Battalion of the Princess of Wales’s Royal Regiment to Kosovo under NATO/KFOR command.
Impunity breeds contempt for the rule of law & order: deter, protect and hold to account.
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) October 1, 2023