Mediat serbe: Mafia shqiptare plan për të vrarë Cecën, ish gruan e Arkanit (Foto)
E fundit, është ajo e cila publikohet në numrin e gazetës Kurir, dhe hiç më pak se si temë kryesore në ballinën e kësaj gazete ndër më të shiturat në Serbi, shkruan gazetametro.net.
Kurir, pretendon se agjentët danezë kanë zbuluar planin e terroristëve shqiptarë të cilët ishin përpjekur ta vrisnin në Kopenhagë këngëtaren e popullarizuar të turbo-folkut serb, Ceca Raznatovic, ish bashkëshorte e kriminelit të vrarë serb Arkan.
Ceca në Danimarkë, udhëton të premten, ku sipas gazetës serbe, do të jetë nën përcjelljen e shërbimit intelegjent danez, dhe forcat speciale të këtij vendi nuk do t’i ndahen 24 orë.



