A do të jetë titullar Besart Berisha për Kosovën? Flet Bunjaku

A do të jetë titullar Besart Berisha për Kosovën? Flet Bunjaku

I pyetur në Sports Show në Klan Kosova, Bunjaki lavdëroi shumë Berishën, por nuk u përgjigj nëse ai do të jetë titullar, apo jo.

“Lojtar me eksperiencë me karakter fitues dhe një lojtar i mirëseardhur. Besartin e njoh shumë më herët, prej se luante për kombëtaren e Shqipërisë. Kudo që luan nuk është e lehtë të bësh përformanca të tilla çfarë i bën Berisha”, ka thënën Bunjaki.

“Duke pasur parasysh që kemi shumë lojtarë të rinj, është e rëndësishme për ne të kemi lojtarë me eksperiencë, kjo e bën grupin më të fortë”.

Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan me Islandën, dhe Bunjaki tha se kjo ndeshje mund të jetë befasia e parë e Kosovës në kualifikimet për Rusia 2018.

“Kemi bërë eksperiencë tani edhe ne dhe katër ndeshje nuk janë pak – këtë e kemi treguar edhe në fushë”, pohoi Bunjaki, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në: