“Çmendi” Serbinë duke bërë shqiponjën, De Biasi ka një mesazh për atletin shqiptar (FOTO)
Gianni De Biasi i ka dërguar një mesazh urimi atletit shkodran, kampion Evrope, për triumfin fantastik të arritur prej tij.
“Izmir të përshëndes. Jam shumë i lumtur për suksesin tënd të jashtëzakonshëm, të arritur në Beograd. Përqafime. FORCA SHQIPËRIA!”, ka shkruar De Biassi në mesazhin e tij atletin shkodran.
Izmir Smajlaj është shpallur kampion Europe në kërcim së gjati, duke thyer edhe rekordin kombëtar me kërcimin e tij 8.08 m.




