De Biasi në Itali, shikoni çfarë bëjnë shqiptarët (FOTO)

Me qindra tifozë shqiptarë, shumë prej të cilëve edhe me flamujt kuqezi me vete, kanë qenë të pranishëm në shkallët e stadiumit për sfidën mes skuadrës që aktualisht kryeson Serinë B dhe ekipit i cili ka në përbërje shqiptarët Çani, Manaj e Ujkani.

Por sigurisht, interesimi më i madh ishte për De Biazin. Ky i fundit, përveçse është takuar me shqiptarët e fushës së lojës, ka kaluar pjesën më të madhe të kohës edhe në tribunë duke takuar qindra tifozë entuziastë shqiptarë që kishin mbushur stadiumin dhe që kërkonin medoemos të paktën të bënin foto me të.

Ndaj edhe vëmendja e De Biazit, iu kushtua edhe këtij entuziazmi të veçantë në shkallët e stadiumit, duke kaluar paksa në plan të dytë faktin se ishte ftuar nga SPAL për të marrë duartrokitjen e publikut në pushimin e ndeshjes.
“Aventura ime me Kombëtaren shqiptare po shkon mjaft mirë, pas dy javësh do të jemi në Palermo për ndeshjen kundër Italisë dhe për të gjithë ne do të jetë diçka shumë e madhe”, tha De Biazi për mediat lokale.

“Unë po përjetoj disa kënaqësi të mëdha pasi kur je në drejtimin e një Kombëtareje me një popull kaq të ngrohtë dhe dashamirës që të mbështet, është diçka shumë domethënëse”, deklaroi tekniku i kuqezinjve duke iu referuar pikërisht entuziazmit që kishin krijuar tifozët e shumtë në stadiumin e Ferrarës për të.

de biazi shqiptaret ne ferrara spal1.

Shpërndaje në: