A mund ta besoni? Prishtina lë prapa Bayernin dhe Juventusin

A mund ta besoni? Prishtina lë prapa Bayernin dhe Juventusin

Madje, statistikisht, ata kanë pësuar më së paku gola në Evropë, shkruan uebfaqja zyrtare e klubit.

FC Prishtina i ka zhvilluar 19 ndeshje kampionale në Superligë dhe ka pranuar vetëm 7 gola, çka e bën atë skuadrën me më së pakti gola të pranuara nga të gjitha kategoritë e para në të gjithë Evropën.

Me vetëm 7 gola të pranuara, që i bie mesatarisht 0.36 gola për ndeshje.

Vetëm Copenhagen i Danimarkës me 9 gola të pranuar dhe 0.39 si dhe dy skuadrat shqiptare, Kukësi e Partizani po me 9 gola të pranuar dhe 0.39 për ndeshje, janë më së afërti bardhekaltërve.

Këto janë statistikat e skuadrave të njohura evropiane: Tottenham 18 gola të pësuar – 0.69 gola për ndeshje, PSG 19 (0.67), Bayern Munich 13 (0.56), Juventus 17 (0.65), Feyenoord 13 (0.5), Villarreal 19 (0.7), Partizani e Kukësi 9 (0.39), C/SntJ 13 (0.76), Shirak 8 (0.47), Salzburg 17 (0.7), Gab/Qar 11 (0.5), Brugge 22 (0.75), Sarajeva 13 (0.65), CSKA 12 (0.5), Rijeka 12 (0.5), Apoel 16 (0.6), Plzen 9 (0.5), Copenhagen 9 (0.39), Vardar 11 (0.55), Lincoln 10 (0.55), Olympiacos 11 (0.5), Vasas 19 (0.9), Beer Sheva 12 (0.48), FC Prishtina 7 (0.36), Dudelange 8 (0.5), Valletta 17 (0.7), Milsami 8 (0.4), Zeta 11 (0.57), Linfield 20 (0.66), Lech Poznan 19 (0.8), Porto 11 (0.45), Viitorul 21 (0.8), CSKA 11 (0.6), Libertas 8 (0.5), Celtic 16 (0.59), Partizan 15 (0.6), Podbrezova 11 (0.57), Maribor 15 (0.68), Basel 19 (0.86) e Basaksehir 16 (0.7).

Ndaj Drenicës, fitorja e katërt më e lartë e Bardhekaltërve

Fitorja e së premtes ndaj Drenicës hyn edhe në statistikat e rekordeve të FC Prishtina. Në rekordet e pas luftës është kjo fitorja e katërt më e thellë për Bardhekaltrit.

Ende e mban rekordin fitorja ndaj Feronikelit në Skenderaj, 1:8. Pastaj, fitoret në kryeqytet ndaj Drenicës e Gjilanit, nga 7:0, dhe tani kjo me Drenicën 6:0, e cila u zhvillua në stadiumin e Llapit.

Ndërsa, mbrapa mbesin fitoret, po në kryeqendër ndaj Ballkanit të Therandës dhe Lirisë – 6:1.

Shpërndaje në: