Ja si e justifikon Mourinho humbjen e penalltisë nga Ibra
Duhet të theksohet se rastin më të mirë në këtë ndeshje e kishte Zlatan Ibrahimoviç, kur gjuajti penallti, por pa sukses, pasi topin e priti portieri kundërshtar.
“Ne nuk bëjmë më stërvitje për të gjuajtur penalltitë, duke menduar se përse ta harxhojmë kohën kot, pasi kishte katër ose pesë muaj që asnjë arbitër nuk na jepte neve penallti! Zlatani dhe Pogba nuk gjuajnë më penallti në stërvitje dhe tani që ne na dhanë penallti, ata nuk janë më në gjendje që t’i gjuajnë mirë. Ndoshta, kjo juve ju duket për të qeshur, por kjo është situata”, tha Mourinho.



