Xhirim dramatik nga Turqia: Polici ia shpëton jetën ushtarit (Video)

Xhirim dramatik nga Turqia: Polici ia shpëton jetën ushtarit (Video)

Një qytetar i mllefosur, që i është përgjigjur ftesës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, për të dalë në rrugë dhe të mbroj rendin demokratik, e ka futur një predhë me tym në tankun ushtarak dhe tenton ta shtyjë me këmbë ushtarin i cili po përpiqej të dal nga taku i mbushur me tym.

Më pas, në mjegullën me tym të krijuar nga lotsjellësi, paraqitet ushtari i cili u lutet dy qytetarëve për ndihmë dhe mëshirë, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, në një moment, lutjes për ndihmë i përgjigjet një policë me gaz –maskë, i cili pas përpjekjes së tretë arrin ta nxjerr ushtarin e dezorientuar nga tanku, dhe kështu t’ia shpëtojë jetën.

https://www.youtube.com/watch?v=9RLunDhIBDI

Shpërndaje në: