Chelsea vazhdon marshin drejt titullit, mposhtë West Hamin

Chelsea vazhdon marshin drejt titullit, mposhtë West Hamin

Liderët e Premier Ligës, Chelsea kontrolluan mjaft mirë ndeshjen që nga minuta e parë.

Ata arritën që me anë të kundërsulmeve të rrezikonin portën e West Ham dhe gradualisht pikërisht pas një sulmi të tillë arritën të kalojnë në epërsi prej 1-0, me anë të Eden Hazard.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të pandryshuar.

Nuk shkoi gjatë pas fillimit të pjesës së dytë kur pas një harkimi nga këndi, më së miri u gjend sulmuesi, Diego Costa për ta thelluar epërsinë e Chelseat në 2-0.

West Ham arritën të shënojnë golin e nderit në minutat e fundit me anë të mesfushorit, Manuel Lanzini.

Chelsea tani janë liderë me 10 pikë më shumë se vendi i dytë. /Persikopi.com

Shpërndaje në: