Hapet aeroporti i Stambollit
Kompania Turkish Airlines ka vazhduar fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar i Stambollit, pas dështimit të grusht shtetit derisa shumë kompani ajrore kanë anuluar fluturimet gjatë vikendit.
Një zëdhënës i Turkish Airlines ka thënë për Reutersin se fluturimet i janë kthyer orarit normal, por ka paralajmëruar se mund të ketë shtyrje të fluturimeve.



