Enrique me deklaratë të ‘çmendur’ para ndeshjes me Barcelonën

Enrique me deklaratë të ‘çmendur’ para ndeshjes me Barcelonën

I pari i pankinës së katalunasve beson se skuadra e tij ka ende gjasa për kualifikim dhe thotë se ata mund të shënojnë gjashtë gola.

“Janë 95 minuta ku mund të ndodhë gjithçka. PSG është në një pozitë shumë të mirë, por ne jemi optimistë”, deklaroi Enrique.

“Nëse një skuadër mund të shënojë katër gola ndash nesh, ne mund t’iu shënojmë atyre gjashtë herë”, shtoi ai.

“Ne nuk kemi qenë në një pozitë të tillë në të kaluarën, por unë besoj në skuadrën time. Ne s’kemi çfarë të humbim”, përfundoi Enrique. /Periskopi.com

Shpërndaje në: