Mourinho goditet nga dikush që nuk pritej (Foto)

Mourinho goditet nga dikush që nuk pritej (Foto)

Kritikat e radhës vijnë nga dy emra të njohur të futbollit në Premier League Frank Lampard dhe Jemie Carragher.

“Pogba është një problem që kushton 100 milionë euro. Sigurisht që ai ka potencial, por nëse një klub shpenzon shifra të tilla për një lojtar nga ai pritet që të bëjë diferencën në fushën e lojës dhe që të zgjidhë i vetëm ndeshjen. Në këtë moment, Pogba nuk është i tillë. Mendoj se Mourinho do të dijë të gjejë mënyrën sesi ai do të përmirësohet”, tha Lampard në një intervistë të dhënë mbrëmë Sky Sports.

Carragher ndërkohë është i mendimit që francezin po e penalizon pozicioni në të cilin e ka vendosur Mourinho.

Sipas dy ish-futbollistëve ai duhet të luajë i lirë në krahun e majtë dhe të ketë më shumë detyra sulmuese.

Shpërndaje në: