E jashtëzakonshme – 10 mijë tifozë të Napolit në stadium pesë orë pa filluar ndeshja kundër Realit (Foto)
Njëri prej stadiumeve të flakta në Itali edhe sonte do të jetë në ‘flakë’, pasi tifozët e Napolit nuk kursehen në përkrahjen e skuadrës së tyre të zemrës.
Tashëm mbi 10 mijë tifozë gjenden në stadium, ku kanë filluar këngët e tyre.

Kjo tri orë pa filluar ndeshja, por mësohet se që nga ora 16:00 ka filluar të mbushet stadiumi.
Real Madridi është mësuar të luajë përballë tifozërive armike, por napolitanët dinë të jenë shumë të zhurmshëm.
Mbretërit e kanë fituar ndeshjen e parë 3-1, ndërsa ndeshja kthyese pritet të jetë e zjarrtë. /Telegrafi/



