Lëvizja magjike e Hazardit që dëshmon më së miri se ai dhe Kante kuptohen në mënyrë telepatike (Video)
Belgu shënoi golin e parë në London Stadium në minutën e 25-të, por arriti të dhurojë spektakël në fushë.
Hazard mori një pasim nga Cesc Fabregas, por ishte pak i lartë, gjithsesi kjo nuk doli të jetë problem pasi belgu me shpinë pasoi bukur te N’Golo Kante.
Diego Costa dyfishoi epërsinë vetëm një minutë pas kësaj magjie nga ish-ylli i Lille.
Më poshtë keni lëvizjen e bukur të Hazard, e cila më parë është bërë shpesh nga Ronaldinho. /Telegrafi/
https://twitter.com/yannouneymarjr2/status/838861118823088129?ref_src=twsrc%5Etfw



