Xhaka në Prishtinë premton se Arsenali do të bëhet kampion
Granit Xhaka është pritur nga tifozët e Arsenalit në Kosovë. Mesfushori i ri kosovar i Arsenalit, i ka falënderuar të gjithë për mikëpritjen.
Xhaka është shprehur i befasuar nga pritja. Granit Xhaka po ashtu i ka premtuar atyre se Arsenali do ta fitoj titullin këtë stinor.
“Faleminderit për këtë pritje.Nuk e kisha besuar se kaq shumë njerëz vijnë, veç jam shumë i lumtur me qenë një ‘Gunner’, e kësmet edhe me titull” ka thënë në fund Xhaka.



