Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pasi një pjesëtar i FSK-së, u arrestua për rastin e vrasjes së Liridona Murselit.
E njëjta ka lëshuar komunikatën si vijon:
Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K.
Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi.
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës.
Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!