Reagon familja e Liridonës: Kriminelët duhet të kalben në burg, asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet

Reagon familja e Liridonës: Kriminelët duhet të kalben në burg, asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet

 Liridona Ademaj për vrasjen e së ciles janë arrestuar mbrëmë si të dyshuar burri i saj Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. Murseli i cili është bashkëshorti i të ndjerës dyshohet se kishte porositur vrasjen, që ishte ekzekutuar nga Plava për 30 mijë euro. Raportohet se të dy e kanë pranuar fajësinë para hetuesve. Ndërkohë, i arrestuari i tretë, është Kushtrim Kokalla.

Në emër të familjes, vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, ka reaguar publikisht përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se kërkojnë drejtësi të shpejtë dhe profesionale.

Në reagim thuhet se shpresojnë që institucionet do t’i lejojnë ta bëjnë zhvarrosjen e trupit të Liridonës, për ta rivarrosur në vendlindjen e saj.

Liridona ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur.  Atë na e morën kriminelët dhe krejt çfarë duam ne është drejtësi. Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet. Shpresoj që institucionet do të na lejojnë që Liridonen ta kthejmë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj”, thuhet në reagimin e familjes Ademaj.

Ndryshe, Policia ka arrestuar dje tre persona të dyshuar për vrasjen e Liridonës, përfshirë edhe bashkëshortin e saj, Naim Murselin.

Shpërndaje në: