Njihuni me shqiptarin që ka bërë ‘treshe’ me pronaret e dyqanit të lodrave të seksit (Foto)
Chaiza, nënë e tre fëmijëve, por e divorcuar, dhe Armida nënë e dy fëmijve nga një martesë e lumtur, “acaruan” audiencën shqiptare, me rrëfimin e tyre në emisionin “Rudina” të Rudina Magjistarit në “Tv Klan”.
Ato ndodheshin në Tiranë për fushatë mediatike që i paraprin hapjes së një dyqani virtual lodrash seksi të destinuar për tregun shqiptar. Armida Elezi dhe Chaiza Alicea gjatë rrëfimit të tyre, përveç se u shprehën se ishin të bindura se shqiptarët kanë nevojë për këto lodra seksi, publikuan edhe klipet promovuese, ku ato të veshura me të brendshme seksi pozojnë pranë njëra-tjetrës, si për të ngacmuar fantazinë e të interesuarve për lodrat e tyre të seksit.
Por pyetjes nëse ato kanë marrëdhënie seksuale me njëra-tjetrën të bërë nga Arian Çani në “Zonë e lirë”, ato e pranuan publikisht se kanë bërë seks treshe bashkë me burrin e Armadës.
Por ishte pikërisht Armida që sqaroi se ka qenë një eksperiment, dhe pas asaj tresheje nuk kanë pasur ndonjë raport tjetër me burrin e saj dhe Chaizën. Përveç reagimeve të ashpra, pati dhe nga ata persona që u bënë kuriozë të mësonin më shumë për bashkëshortin e saj.
Ai quhet Blendi dhe me të Armida ka një martesë shumëvjeçare në Ëethersfield, Connecticut, që pas largimit nga Shqipëria. Më shumë kureshtje ngjalli fakti se si sillen ata me njëri-tjetrin, pasi kanë provuar seksin të tre.
Kemi mundur të gjejmë këto foto të bashkëshortit të Armidës, me dy vajzat më të përfolura këto kohë. Ata shihen në club-et e natës në SHBA duke pirë dhe shijuar orët e vona në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Më i lumturi duket bashkëshorti i Armidës, i cili ka postuar këto foto në facebook, të cilat i shoqëronte me statuse të tipit: “These 2 leave me broke!”, “Amaizing night”, “Amazing night ëith the girls!”, “Thats ëhat i mean”, etj. Ai duket shumë komod pranë tyre, ndërkohë që Armida tregoi në ekran se në sajë edhe të lodrave të seksit, ajo kishte mundur ta mbante gjallë pasionin në martesë. /Story





