Policia kontrollon dasmorët

Policia kontrollon dasmorët

Dasmorët nga Kamenica sot u ndalën në Milloshevë nga njësitë specialë të Policisë së Kosovës.

Krejt kjo pasi sipas këtyre të fundit, ata kishin shtirë me armë në qytetin e Vushtrrisë, gjë që u mohua nga dasmorët, njofton Klan Kosova.

Sipas Policisë, në momentin e kontrollit nuk ishte gjetur ndonjë armë zjarri. E kolona e makinave u lejua të lëviz vetëm pasi kryedasmori u vu në pranga.

Shpërndaje në: