Shënimi i 8 Marsit për të kërkuar të drejtat e munguara të grave e vajzave

Shënimi i 8 Marsit për të kërkuar të drejtat e munguara të grave e vajzave

Ajo në një intervistë për GazetaBlic, ka shpalosur shumëçka në lidhje më këtë datë, e po të cilën e quan  data më e rëndësishme politike, datë kjo që sipas saj ka të bëj me shumë kërkesa për të drejtat e munguara të femrave në Kosovë.

Në vazhdim lexoni Intervistën e plotë:

GazetaBlic: Është festa e 8 marsit, ditës se nenës, sa i kushtoni ju rendësi kësaj feste?

Albulena Haxhiu: Marsi është prej datave më të rëndësishme politike e cila kërkon që të vazhdohet lufta për barazi mes grave dhe burrave. Shënimi i kësaj dite ka të bëjë më shumë me kërkesat për të drejtat e munguara të grave e vajzave dhe jo vetëm me dimensionin festiv të kësaj dite.

GazetaBlic:  Cila është dhurata me shtrenjte qe e keni bere për nenën tuaj ndonjëherë, apo cila është dhurata me e shtrenjte qe keni marre ju deri tani?

Albulena Haxhiu: Jo gjithmonë dhurata mund të ketë një çmim apo formë. Duke qenë se ka kohë që kësaj dite angazhohem për t’i dhënë kuptim dhe artikulim politik, nuk bëj shumë dhurata për këtë ditë dhe sidomos për faktin se kjo ditë nuk duhet të jetë e lidhur dhe e interpretuar si e nënës. Nuk duhet të jesh nënë që të ngulmosh për të drejtat tua si grua. Prandaj, kjo ditë nuk duhet të reduktohet vetëm tek nënat.

GazetaBlic: Ju tashme jeni nene, sa ndryshoj jeta juaj pas martesës e deri tani?

Albulena Haxhiu: Po, jam nënë e dy fëmijëve, Malit dhe Tomorrit. Të qenurit nënë, është ndjenjë e veçantë dhe thjesht nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Kjo të ndryshon edhe mënyrën e jetesës sepse pjesë e agjendës ditore, janë së pari fëmijët.

Është goxha e vështirë, sidomos kur që të dy (unë dhe Albani), jemi pjesë aktive e politikës madje në një subjekt që dallon edhe konceptualisht por edhe për nga organizimi me subjektet tjera politike. Është e vështirë por ama jo e lodhshme sepse gjitha ngarkesat dhe problemet e ditës largohen (qoftë edhe për pak kohë) me përqafimet dhe buzëqeshjet e fëmijëve, pasdite.

Në gjithë këtë rrugëtim, kemi pasur ndihmën e familjes.

Gazetablic: Po bashkëshorti juaj, kujdeset qe për këtë feste te bej dhurate për ty, dhe ketë dite te teren ta kushtoj ty?

Albulena Haxhiu: Duke e pasur parasysh se çfarë mendon Albani për ditën e 8 Marsit, nuk e besoj që do të më bëj dhuratë, as nuk dua ?. E di që do të jetë bashkë me mua në marshin e organizuar sot, me moton “MARShojmë S’festojmë” që do të mbahet në Prishtinë.

GazetaBlic: A keni planifikuar ndonjë vend se ku do te shkoni?

Albulena Haxhiu: E përmenda edhe më lartë, paradite do të jemi në marshin e organizuar në Prishtinë, po ashtu do të jem e pranishme në tryezën e organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, me temën “Pabarazia dhe papunësia e vajzave dhe grave në Kosovë”, pasdite do të jemi në shtëpi me fëmijët

GazetaBlic: Çfarë mendoni ju, ku e shihni rolin e femrës ne vendimmarrje?

Albulena Haxhiu: Ka shumë punë për t’u bërë pikë së pari për përfshirjen e përgjithshme të gruas në të gjitha sferat publike dhe më pas edhe në vendimmarrje. Ka një progres të vogël i cili duhet njohur për disa sektorë, por shifrat tejet shqetësuese të papunësisë nuk na lejojnë që të flasim për lëvizjen e gjërave përpara në të mirë të kauzës barazimtare. Ky është një rrugëtim i gjatë të cilin duhet ta bëjmë bashkërisht si shoqëri.

Shpërndaje në: