Shpikjet nga gratë që ndryshuan botën
Për birrën një nga pijet më të preferuara, ngrohësin e makinave apo thjesht edhe ngrohjen në shtëpi, shiringën mjekësore, softverin kompjuterik e shumë gjëra tjera vërtet të pabesueshme gjatë tërë historisë, mos harroni të falënderoni gruan.
Ngrohësin e makinave


Ngrohësi i parë i makinave, e cila drejtonte ajrin e ngrohtë mbi motor që të ngrohte këpucët me maje të automjeteve aristrokatike të shekullit të 19-të, u shpik nga Margaret A. Wilcox në 1893. Ajo gjithashtu ka shpikur edhe rrobat e kombinuara dhe pjatalarësen.
Loja “Monopoli”

Një nga lojërat më të famshme të gjitha kohërave, përgjegjëse për orë të pafundme argëtim ose argumente të shumta në familje, është shpikur nga Elizabeth Magie në vitin 1904, nën emrin origjinal loja e “Qiradhënësit”. Loja ishte një kritike e padrejtësive të kapitalizimit të pakontrolluar.
Shkallët e emergjencës

Kjo pajisje, shumë efektive në mënyrë jetike për sigurinë publike, dhe për duhanpirësit u shpik në vitin 1887 nga Anna Connelly.
Barka për shpëtimin e jetës

Një ditë në vitin 1882, Maria Beasely, kishte shikuar jashtë në det dhe i kishte thënë vetes “Njerëzit nuk duhet vdekur në fatkeqësi të mëdha të transportit, dhe prandaj ajo kishte shpikur barkën për shpëtimin e jetës. Përveç kësaj kishte shpikur edhe një makinë për të bërë fuqi, çka e bëri atë shumë të pasur.
Shtëpitë me ngrohje solare

Fizikantja dhe pionerja e parë e ngrohjes solare Dr, Maria Telkes bashkoi forcat me arkitekten Eleanor Raymond, të cilat ndërtuan shtëpinë e parë më ngrohje diellorë në vitin 1947.
Shiringa mjekësore


Mrekullitë e mjekësisë modernë. Në vitin 1899, Letitia Geer, kishte shpikur një shiringë mjekësore që mund të operohet me vetëm një dorë.
Frigoriferi elektrik

Florence Parpart në vitin 1914 kishte shpikur frigoriferin modern elektrik, ajo gjithashtu mori patente për një makinë për të përmisuar pastrimin e rrugëve, të cilën e kishte shitur në qytetet e gjithë Amerikës.
Krijuesin e akulloreve


Nancy Johnson në vitin 1843, kishte shpikur ngrirësin e akulloreve dizajni I cili përdoret edhe në ditët e sotme.
Algoritmet kompjuterike


Ada Don Zhuan babi I të cilës ishte Lord Bajroni, ishte inkurajuar nga nëna e saj e cila gjithashtu ishte shkencëtare në moshë të re për t’u bërë kampione në matematike. Ajo kishte punuar me Charles Babbage në Universitetin e Londrës dhe kishin plan të ndërtonin “një motor analitik”, i cili ishte kompjuteri i atëhershëm, dhe të gjenin mënyra për të zhvilluar programet në makinë, algoritme matematikore çka e bënë ata “programuesen e parë kompjuterike”.
Më shumë teknologji të telekomunikacionit


Fizikantja teorike Dr. Shirley Jackson ishte gruaja e parë me ngjyrë që kishte marrë një Ph.D nga MIT në vitin 1973 pasi kishte punuar në laborator në Bell, kishte realizuar kërkime themelore shkencore që mundësuan shpikjen e faksit portativ, telefonët me ton prekje, qeliza diellore, kabllot me fibër optike teknologjinë prapa telefonuesit ID, dhe thirrjen e pritjes.
Pjatalarësin


Në vitin 1887, Josephine Cochrane kishte shpikur pjatalarësin, të cilin e tregtoi për pronarët e hoteleve të ndryshme. Cilësohej skandaloze sepse në takime kishte shkuar pa burrë, vëlla apo të atin, derisa në fund e hapi fabrikën e saj. Të lumtë.
Transmetuesin e teknologjisë Wirelees


Shpikja e një sistemi të komunikimit sekret gjatë Luftës së Dytë Botërore për siluret radio-kontroll. “Frekuenca të shpresës”, nga Hedy LaMarr, hodhi themelet teknologjike për çdo gjë duke filluar nga Wi-Fi në GPS. Ajo ishte edhe një yll me famë botërore.
CCTV( Siguria në shtëpi dhe në punë të policisë)


Sistemi i Marie Van Brittan Broën në vitin 1969, për siguri televizive me qark te mbyllur, kishte për qëllim të ndihmonte njerëzit të garantonin sigurinë e tyre, pasi policia ishin të ngadalshëm që tu përgjigjeshin thirrjeve për ndihmë në lagjen e saj ne NYC. Shpikja e saj e formon bazën në sistemet moderne CCTV të përdorura edhe sot për sigurinë në shtëpi dhe në punë të policisë edhe në ditët e sotme.
Qeset e letrës


Margaret Knight, më në fund kishte marrë patentën e saj për një makinë e cila mund të prodhonte çanta katrore në fund të viti 1871, pas një beteje të gjatë ligjore pasi një nga shokët e saj mekanik Chales Anan, ishte përpjekur ta vidhte punën e saj, duke argumentuar se një shpikje e shkëlqyer nuk mund të shpikej nga një vajzë.
Ngrohje qendrore


Çdo herë që ndjeheni mirënjohës për ditët e ngrohta në shtëpinë tuaj gjatë dimrit duhet të mendojmë për Alice Parker e cila shpiku një sistem të gazit ngrohës në vitin 1919. Në projektin e saj të veçantë ishte hera e parë që ishte përdorur gazi natyror për të ngrohur një shtëpi personale, frymëzuese edhe për sistemet ngrohëse të ditëve të sotme.
Jeleku Antiplumb


Kimistja Stephanie Kowlek kishte shpikur fibra super të forta “Kevlar” e cila përdoret për jelekun antiplumb. Shpikja e Kwolek është pesë herë më e fortë se çeliku dhe gjithashtu ka rreth 200 përdorime të tjera.
Softveri kompjuterik


Dr. Grace Murray Hopper, një admirale e rrallë në flotën detare të SHBA-së, ishte gjithashtu një shkencëtare kompjuterike që shpiku COBOL “softverin e parë kompjuteri për përdorim në biznes apo familje “. Ajo ishte gjithashtu e para e cila kishte shpikur termin “bug” për të përshkruar një anomali në një sistem kompjuterik, pasi zbuloi se çka kishte shkaktuar probleme në kompjuterin e saj.
Birra


Oh, çfarë është ajo, vëlla ? Nëse jeni duke e shijuar një birrë dhe po ndihen super-burrëror kujtohuni se ajo është shpikur nga gratë. Historiania Beer Jane Peyton pohn se ishin të parat që kishin zhvilluar shitur dhe madje edhe pirë birrë. Edhe pse është e vështirë për tu përcaktuar se kush saktësisht e përodri mijëra vjet më parë, herën tjetër kur të ngrehni një dolli mos harroni të përmendni edhe Ninkasin, perëndeshën siriane të birrës. /Periskopi/



