“Para një jave donin të më ‘vrisnin’, tani më quajnë hero”
Mbrojtësi spanjoll është shprehur se ndeshje të tilla nuk kanë asnjë formulë, thjeshtë duhet dhënë maksimumi në fushë.
“Është e vërtetë që vuajtëm. Përpara një jave kërkonit kokën time dhe donit të më ‘vrisnit’, ndërkohë që sot u bëra lojtar i mirë. Tani që shënova dy gola më bëni hero, por unë nuk dua të jem i tillë. Ne fituam një ndeshje përballë një rivali të fortë dhe vuajtëm të gjithë bashkë. Kjo ishte arsyeja e fitores.
Duhet të futemi në fushë me grintë dhe për të përfituar nga rastet. Ne i mbajtëm linjat e mbrojtjes shumë lart dhe lojtarët e Napolit na ‘vodhën’ të gjithë fushën tonë”, tha ai pas ndeshjes.



