Ky është trajneri i ri i Barcelonës? (Foto)
Trajneri italian është konfirmuar nga drejtori sportiv i bardhezinjve se nuk do të largohet në fund të sezonit, por gjërat mesa duket tashmë kanë ndryshuar.
Për strategun livornez është hapur një pistë e re, për të zënë vendin e Luis Enri ques, i cili do të largohet në fund të sezonit.
Massimiliano Allegri është një nga emrat që ka filluar të qarkullojë ditët e fundit si një nga kandidaturat më t mundshme për të stërvitur Messin me shokë.
Sipas “Mundo Deportivo”, drejtuesit e klubit katalanas kanë takuar menaxherët e trajnerit italian dhe janë interesuar për disponibilitetin e tij, për të marrë drejtimin e klubit dhe në ditët në vijim pritet të bëhen hapa të tjera drejt realizimit të marrëveshjes.
Tekniku italian ka dhënë pëlqimin e tij, që nëse largohet nga Juventus në fund të sezonit, të pranojë të stërvitë katalanasit nga vera e ardhshme e në vazhdim.




