De Gea ‘dridh’ Manchester Unitedin kërkon largimin
Duke folur për televizionin spanjoll, Inda ka zbuluar se De Gea do të largohet nga “Djajtë e Kuq” për t’u rikthyer në vendlindje, transmeton Koha.net.
“Real Madridi ende është në kërkim të një portieri, që është De Gea, por Mourinho është i përkushtuar që mos ta lejojë largimin e tij. De Gea beson se Manchesteri është ferr pasi çdo ditë është e zezë. Lojtari privatisht ka thënë se dëshiron të luajë për Real Madridin”, është shprehur Inda në shoun televiziv “El Chiringuito”.
De Gea qe një kohë të gjatë i lidhur me një kalim te Reali, por ky transferim nuk ishte realizuar në tentimet e viteve të kaluara.



