Bëhet publike një faqe e ditarit sekret të Morena Tarakut
Për 8 mars, Morena ka shkëputur një fletë nga ditari i saj i nxjerrë nga sirtari personale. Në “Kosovare” ju ftojmë ta lexoni këtë letër emocionuese të shkruar nga Morena:“Nuk ndaj shpesh shkrime nga ditari im i vogel por sot shkrova ca fjale per ju, gjeje veten ne cilen tryeze je i/e ftuar:
Sonte kam bere darken time me te dashur dhe kam ftuar gjithe ata qe me kan munguar e me mungojne cdo dite:
Sot do ju tregoj sa fort ju dua, pse me mungoni dhe pse syri im pikoi ne cdo gezim kur munguat ju.
Ju jeni buzeqeshja e vetme e sinqert drejte meje qe ne fakt se shof kurre por e ndjeje.
Sonte kam ftuar gjithe ata qe jetojne brenda zemres time e jasht saj nuk shifen fare.
Ti qe mungove qe nga femijeria ime, vesh fustan te bardh si engjell dhe te lutem mos u vano sepse ti do te fillosh kete darke, duke cokruar goten e para me mua, per gjithe ato dite qe ste kam pare e me ke munguar, per gjithe ato lot qe nuk u larguan kurre nga fytyra ime, e per dashurin me te sinqert.
Por te lutem mos blej bileten kthyse per ne qiell me. E ti baba i dashur qe per mua ishe nje hero i vertet vesh nje sako te bukur me lule, dhe eja sonte te festojme gjithe sukseset e gezimet qe nuk patem mundesi ti festonim kurre gjithe se bashku. Ate sako me lule ta sugjeroj sepse cdo petale e luleve simbolizon sa here bere te buzeqesh nje vajze jetime. Nisu tani dhe mos u vano sepse pa ty asgje per mua ska kuptim.
Ti qe ske emer por qe trondite disa here zemren time, eja dhe merr me vete gjithe ata qe me goditen ne miresin time, e qe prej tyre mesova qe duhet te jesh jo gjithmone njeri i mire. Por secilit thuaj le te merr nga nje laps qe te nenshkruan mbi dhimbjet qe kalova nga ata e qe pas tyre ndoshta lendova dikend qe meritoj te isha njeri i mire. Veshni fustana dhe tesha te zeza sepse humbet nje mike te mire nje shoke besnik e qe per fat te keq bota kurre ste fal dy here te njejten dhurat. Mbani zi per veten sonte kurre pa dashur do kuptoni kush isha dikur per ju. Falemnderit qe fal juve perjetova gezime,dashuri,lot,emocione,dhimbje,zhgenjime dhe se pa ju romani im jetsore do ishte i shprazet, andaj me nje got te cokruar do falemnderoj qe ju njerzit e mire me kompletuat shpirtin kurse ju te tjeret me falet eksperience.
Te ftuar jane edhe ata qe me humben rastesisht nga jeta po jo ata qe zgjodhen vet.
Ti qe qeshe ne ditet kur une qaja eja edhe ti buzeqesh sonte kur une do buzeqeshi perseri.
Morena”.



