Tifozët e sulmojnë ekipin e PSG, mesfushori e bën njërin prej tyre për spital (FOTO)

Tifozët e sulmojnë ekipin e PSG, mesfushori e bën njërin prej tyre për spital (FOTO)

Tifozët e Paris Saint-Germain e kontestuan ekipin pas rikthimit në Francë nga Barcelona.

Ata kanë reaguar ashpër duke kritikuar skuadrën pas humbjes 6:1 në eliminimin nga Liga e Kampionëve.

Por, gjërat u tensionuan edhe më shumë. Sipas medieve italiane, mesfushori Thiago Motta është ballafaquar me njërin prej tyre duke e bërë që të kërkojë asistencë mjekësore, përcjell “lajmi.net”.

PSG fitoi ndeshjen e parë 4:0 por u turpërua në Camp Nou duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Shpërndaje në: