Ky është 24 vjeçari miliarder, ish i dashuri i Anxhelina Hadërgjonajt

Ky është 24 vjeçari miliarder, ish i dashuri i Anxhelina Hadërgjonajt

Fatmiri, djali i vetëm i biznesmenit Irfan Hysenbelliu mund ta keni parë në portale edhe si ish-të dashurin e Anxhelina Hadëgjonajt e cila tashmë prej disa kohësh jeton në Los Angeles, por përtej ish-partneres së tij, ai pati shumë për çfarë të fliste…
9ded43da0f252d3494fd71b4d102c1ad
Fabrikë birre, uji, vere, tre gazeta, revistë, radio, një televizion, tre komplekse pallatesh, një resort në bregdet, hotel, restorante dhe një universitet, ishin disa nga bizneset familjare që Fatmiri prezantoi duke rrëfyer se ato i kanë siguruar një pasuri prej më shumë se gjysmë miliardi euro.

I riu shqiptar ka treguar fillimisht koleksionin e tij personal të orave, çmimet e të cilave varionin nga 40 mijë euro, 20, 15 mijë euro e deri tek ato më ‘casual’ prej 7 mijë eurosh. I pyetur nga prezantuesi Italian nëse familja e tij ishte më e pasura në Shqipëri, ai tha se nuk i pëlqen të quhet ‘më i pasuri’ por pranoi se familja e tij është ndër më të pasurat në vend.
b7f51f44a2c2552563531ac6b558fea7
Përveç orave Fatmiri koleksionon edhe këpucët dhe makinat. Pas 300-400 palë këpucëve ai i ofroi një ‘prekje nga afër’ të makinës së tij McLaren prezantuesit, çmimi i së cilës varjon rreth 250 mijë euro ndërkohë që pret t’i sjellin makinën e re, një Mercedes 145-mijë euroshe.
1de8678609b32ff8eadf6dc0925d24c4
Të paturit këto biznese duket se e ka pasuruar Fatmirin edhe me një sy të mprehtë në investim, duke treguar se si një fans i Juventusit dëshiron që ta blejë klubin e tyre. Kujtojmë që industria e futbollit është një ndër më fitimprurëset. Ai vazhdoi më tej duke prezantuar shtëpinë e tij një mijë metra katror, në përfundim e sipër, e cila do të ketë një pishinë, jakuzzi, një fushë basketbolli, një hapësirë për lojërat playstation e mbi të gjitha një pamje spektakolare të Tiranës.

Por në një vend si Shqipëria ku më shumë se gjysma e popullsisë është e varfër, Fatmiri ka shprehur dëshirën që shqiptarët të ngrihen ekonomikisht bashkë me të. “Më pëlqen që e gjithë Shqipëria të pasurohej bashkë me mua. Të gjithë të ecin përpara, jo vetëm unë. Më pëlqen që njerëzit t’i ndihmoj duke i dhënë një punë”, tregon ai duke ndaluar makinën për t’i dhënë një kartëmonedhë një lypseje.

Por si është jeta e natës për Fatmir Hysenbelliun, ‘i zhveshur’ nga kostumi serioz dhe formal?

Një orë tjetër nga koleksioni personal, 10 shishe shampanjë, 380 euro secila, shoqëri, vajza të bukura, janë këto disa nga elementët që e shoqërojnë për të nisur ditën tjetër me një xhiro me helikopter të cilën le të themi që prezantuesi italian nuk e përballoi aq mirë.

I pyetur nga Lucci, ai tregoi gjithashtu se mund edhe të kandidojë si President i Shqipërisë një ditë edhe pse tani është i ri. “Ashtu si Berlusconi në Itali dhe Trump në SHBA, të gjithë do të qeverisemi nga miliarderët një ditë”, është fraza që përmbyll emisionin.

Shpërndaje në: