Granit Xhaka rrëfen se si u përndjekën prindërit e tij nga regjimi i atëhershëm serb (Video)
24-vjeçari tregon se si prindërit e tij ishin detyruar të largohen nga Kosova, për të marrë kështu rrugën e migrimit.
“Prindërit e mi janë larguar nga Kosova para luftës. Ata nuk e kishin planifikuar se do të përfundonin në Zvicër. Qëllimi ishte të emigronim në Suedi, por prindërit kishin disa miq në Zvicër, që kishin shkuar dy ose tre javë më herët. Ata e pëlqyen qëndrimin në Zvicër dhe vendosën të qëndrojnë atje”, ka thënë Xhaka për Arsenal TV. /Periskopi.com



