Flet Messi për herë të parë pas rikthimit historik

Flet Messi për herë të parë pas rikthimit historik

Pothuajse të gjithë lojtarët e Barcelonës dhanë deklarata të ndryshme pas ndeshjes, por Lionel Messi heshti.

Futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, ka zgjedhur që të jep një deklaratë nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Facebook.

Ai ka shkruar se dëshira e madhe për fitore ka bërë që të arrihet kualifikimi në çerekfinale, përcjell Telegrafi.com.

“Kur ka përpjekje, dëshirë dhe përkushtim, asgjë nuk është e pamundur. Paraqitje mbresëlënëse nga skuadra dhe tifozët”, shkroi Messi në faqen e tij zyrtare në Facaebook.

Argjentinasi shënoi një gol në rikthimin e çmendur të Barcelonës ndaj PSG-së.

Kujtojmë që Barcelona kishte humbur ndeshjen e parë 4-0, ndërsa bëri të pamundurën dhe rikthimin më të madh në histori të Ligës së Kampionëve duke triumfuar 6-1 në ndeshjen e kthimit.

Shpërndaje në: