United barazon në Rusi, kualifikimi i hapur (Video)
Ndeshja nisi mirë për United, të cilët kontrollonin lojën dhe tentonin shënimin e golit.
Vendasit nuk po arrinin të mbulonin lojtarët e fuqishëm të ‘Djajve të Kuq’, të cilët sundonin në mesfushë.
Goli i parë për gjigantin anglez erdhi pas 35 minutash lojë.
Ishte sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic që asistoi bukur tek Henrikh Mkhitaryan që shënoi nga afërsia për 0-1.
Me epërsinë minimale të United përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide, përcjell Telegrafi.com.
Pjesa e dytë nisi shumë mirë për vendasit të cilët edhe arritën të barazonin rezultatin.
Mbrojtësi vendas, Timofey Kalachev asistoi bukur tek sulmuesi Aleksandr Bukharov i cili shënoi përballë portierit Romero.
Pas golit të barazimit, iniciativën e mori skuadra vendase por pa arritur të mposhtë mysafirët.
Kësisoj me barazimin 1-1 përfundoi ndeshja e parë mes Rostov dhe United.
Ndeshja kthyese do të zhvillohet në ‘Old Traford’ me 16 mars.
https://youtu.be/az8kC2lLu1g



