Xhudistët kosovarë mungojnë në ‘Grand Slam’, zbulohen arsyet

Xhudistët kosovarë mungojnë në ‘Grand Slam’, zbulohen arsyet

Në një intervistë për “IndeksOnline” menaxheri Driton Kuka ka konfirmuar se Kosova nuk do të merr pjesë në të gjitha garat që organizohen brenda një viti.

“Gjatë vitit ka shumë gara dhe ne marrin pjesë vetëm në disa prej tyre. Jo në të gjitha”, ka thënë Kuka.

Majlinda Kelmendi me shokë e shoqe për momentin është duke qëndruar në Republikën e Çekisë. Ata kanë zgjedhur vendin çek për t’u stërvitur para Kampionatit Evropian që mbahet në muajin e ardhshëm.

“Ekipi gjendet në Ceki për përgatitje dhe mirë po ecin ato. Evropiani në prill dhe Botërori në gusht janë garat më të rëndësishme për këtë vit”, ka përfunduar trajneri më i suksesshëm në Kosovë.

Vlen të përmendet se në fillim të këtij viti, sporti i xhudos tregoi vlerat e saja duke marr të artën në Paris me fitoren e Majlinda Kelmendit dhe të argjendtën nga Distria Krasniqi.

Shpërndaje në: