I uroi të dashurës ditëlindjen në një mënyrë të veçantë, por më pas i ndodhi diçka e keqe

I uroi të dashurës ditëlindjen në një mënyrë të veçantë, por më pas i ndodhi diçka e keqe

Këtë gjobë, Griezmann e ka marrë nga Komiteti Disiplinor i Federatës së Futbollit të Spanjës. Griezmann në fitoren 3:0 kundër Valencias vikendin e shkuar, pasi shënoi gol, tërhoqi fanellën për të zbuluar mesazhin për gruan e tij, Erika, që ishte shkruar në fanellën e brendshme. Ai në këtë mënyrë ia uroi ditëlindjen, me fjalët e shkruara “Feliz Cumple Gordita” (Urime ditëlindjen Gordita).

Arbitri kryesor i ndeshjes, Estrada Fernandez, nuk e kishte ndëshkuar Griezmannin gjatë lojës, por këtë incident e kishte përfshirë në raportin e tij pas përfundimit të ndeshjes.

“Gjatë festimit të golit të parë, Griezmann ka shpalosur një fanellë me mbishkrimin ‘Urime ditëlindja Gordita'”, kishte shkruar arbitri Fernandez.

Në bazë të Rregullores 91.1 të kodit disiplinor të Federatës spanjolle, thuhet se çdo futbollist “që heq fanellën e tij dhe publikon çfarëdo publiciteti, slogani, shenje, vizatimi apo mesazhi, pavarësisht arsyes për një gjë të tillë, automatikisht do të gjobitet me tre mijë euro dhe karton të verdhë”.

Shpërndaje në: