A e dini se gjyqtarit të ndeshjes Barcelona-PSG ia ka parë ‘sherrin’ edhe Shqipëria?

A e dini se gjyqtarit të ndeshjes Barcelona-PSG ia ka parë ‘sherrin’ edhe Shqipëria?

Gafat e tij në eliminatoret e Botërorit 2018 gjatë sfidës Shqipëri-Izrael, nuk u morën parasysh nga komiteti i arbitrave që nuk mori asnjë mas ndaj tij.

Por vendimet gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes Barcelonës dhe PSG-së, ku nuk u dha dy penallti të pastra francezëve, UEFA mund të jap një dënim të rëndë për 38-vjeçarin me origjinë turke, raporton Albeu.

Gazeta spanjolle “Marca” shkruan se Pier Luigi Collina, kreu i Arbitrazhit në UEFA është shumë i pakënaqur me atë që ka parë në “Camp Nou”. Ky institucion mund ta lërë jashtë listave të saj për një periudhë të gjatë, ndërkohë që raporti i ndeshjes ka mbërritur dje.

Shpërndaje në: