Sanchez refuzon ofertën e Arsenalit, ja çfarë page kërkon

Sanchez refuzon ofertën e Arsenalit, ja çfarë page kërkon

Marrëveshja e kilianit me londinezët skadon në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa spekulimet për një largim të mundshëm të tij nga Emirates Stadium sa vijnë e shtohen.

The Guardian shkruan se drejtuesit e Arsenalit i kanë ofruar sulmuesit kontratën e re me një pagë prej 180 mijë funtesh në javë.

Mirëpo, 28-vjeçari kërkon plot 250 mijë funte në javë, duke refuzuar kështu ofertën e londinezëve. /Periskopi.com

Shpërndaje në: