63 vjeç dhe me këtë trup?! Modelja zbulon sekretin

63 vjeç dhe me këtë trup?! Modelja zbulon sekretin

Ja çfarë duhet të dini:

Ajo ka hequr dorë nga dieta prej kohësh

“Kam provuar disa dieta shumë të çuditshme në fillim…nga heqja dorë nga lëngjet deri tek ngrënia e një ushqimi gjatë gjithë kohës, apo ngrënia e një portokalli para çdo gjëje tjetër”, tregon ajo për revistën Nju Jork.

“Gjëja e vetme që zgjat vërtetë është një dietë e mirë-bsalancuar”.

Ajo e nis ditën me ujë të ngrohtë me limon

“E kam treguar edhe në Instagram-in tim”, u shpreh Brinkley gjatë intervistës.

Ajo pi çdo mëngjes një gotë ujë të ngrohtë me limon, pak mjaltë manuka dhe spec të kuq (para edhe se të pijë filxhanin e kafes) për të fituar energji për ditën.

Mëngjesi i saj është shumë i bollshëm

Në një intervistë të dhënë për revistën Harper’s Bazaar, Brinkley tregon se pëlqen të shoqërojë kosin ose qumështin me boronica, manaferra, luleshtrydhe, papaja, fara chia, bollgur dhe bajame. Dhe, nëse do më shumë proteina, përgatitën omëletë me të bardhat e vezëve, spinaq dhe kërpudha. Ajo është gjithashtu një fanse e madhe e tostit me avokado.

Drekat e Christie janë super të shumëngjyrshme

“Receta ime e preferuar është orizi kaf me thjerrëza, speca të kuq dhe të verdhë të pjekur dhe kopër me patate të ëmbla dhe sallatë në njërën anë”, tregon Christie.

Qëllimi i saj është që dreka të jetë sa më e shumëngjyrshme të jetë e mundur. Drekën e shoqëron edhe me një gotë vetë të kuqe, pasi, siç thotë ajo, nuk e pengon me gjumin.

Është e fiksuar pas çokollatës

Christie konsumon çdo ditë një çokollatë të zezë.

 

Shpërndaje në: