E pabesueshme se çka i ka ndodhur tokës pas golit të gjashtë të Barcelonës (Foto)
Përjetimi i suksesit nga ata që ishin të pranishëm në “Camp Nou” përveç lotëve të gëzimit solli edhe lëvizje sizmike të tokës.
Një sizmograf i ndodhur rreth 500 metra larg stadiumit të Barcelonës regjistroi gjatë ndeshjes lëvizje të lehta sizmike për shkak të festimit të golave të shënuar nga ana e 96,290 tifozëve të pranishëm.
Një përfaqësues i Institutit të Sizmologjisë, Zhordi Diaz, ka treguar për mediat spanjolle se gjatë festimit të golave janë regjistruar lëvizje të tokës afërsisht në magnitudën 1 Rihter (e pandjeshme për njerëzit), shkruan Panorama Sport.
“Festimi i golit të dytë dhe të tretë shkaktoi një lëvizje më të madhe se normalja, ndërkohë që goli i gjashtë regjistroi vlerën më të lartë”, tha ai.




