Pse nuk u hoq emri Ramush Haradinajt nga lista e Interpolit?

Pse nuk u hoq emri Ramush Haradinajt nga lista e Interpolit?

Haradinaj: Ashtu siç edhe vetë ndalimi Ramushit që për neve është i papranueshëm, po njëjtë edhe ky veprimi i fundit që e shtyn  datën e vendimit për Ramushin është i pranueshëm, për më tepër mjaft i çuditshëm, për arsyen se kështu po del se dikush po abuzon me “drejtësinë”. Kjo shtyrje mund të shihet edhe si tendencë për mënjanim politik të një lideri partie, i cili është mjaft këmbngulës kur bëhet fjalë për Kosovën dhe të drejtën e saj për të qenë e lirë dhe e fortë si shtet.

Bota sot: A ka mundësi që Serbia të tentojë të bëjë ndonjë gjë gjatë kësaj kohe?

Hardinaj: Ne besojmë në luftën tonë të drejtë dhe të pastër, këtë e ka dëshmuar Ramush Haradinaj edhe në Hagë në dy procese, dhe Serbia e dinë që ashtu sikur që e ka humbur Kosovën, do ta humbë çdo betejë në raport më luftën e UÇK-së dhe tendencat për ta njollosur atë do të jenë të dështuar.

Bota sot: Pse janë ende të vlefshme fletarrestimet që i ka lëshuar Serbia, kur dihet gjenocidi dhe krimet e bëra nga kjo e fundit?

Haradinaj: Është për t’u habitur që Serbia sillet sikur ajo të kishte qenë viktima në gjithë atë çka vetë e ka shkaktuar në krejt territorin e ish-Jugosllavisë. Edhe sot e kësaj dite vrapon nëpër botë me disa shpifje e gënjeshtra se si kinse është Serbia ajo e dëmtuara nga luftrat, që kanë sjellë vrasje, masakra, deportime e dëmë të tjera, që po themë prapë, vetë i ka shkaktuar. Fletarreste të tilla në gjithë botën do të duhej të kishte për të gjithë ata zyrtarë serb të cilët i kanë ideuar e organizuar këto marifete gjatë viteve të ’90-ta e që të njëjtit janë edhe sot në pozita udhëheqëse e ishin edhe dje bashkëpuntorë të ngushtë të Millosheviçit. Por, sot ndodh e kundërta, ka fletarreste për njerëzit e Kosovës që nuk kanë bërë asgjë tjetër përveç që e kanë materializuar të drejtën për të qenë të lirë e të pavarur. Kjo është edhe neglizhencë e institucioneve të Kosovës të cilat nuk e kanë kushtëzuar Serbinë në Bruksel, se nuk mund të ketë vazhdim të bisedimeve pa u pastruar këto lista të interpollit me emra të luftetarëve të UÇK-së. 5.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Shpërndaje në: