Njihuni me”bosët” shqiptarë të kokainës
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale R.A., 33 vjeç, që e thërrisnin “Disti”, J.M., 38 vjeç, “Xhon” I.A., 44 vjeç “Ilo” si dhe S.N., 33 vjeç “Sergio”, transmeton Albeu.
Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat italiane, policia nisi hetimet për bandën që në vitin 2016, kohë kur në një apartament të Novaras u zbuluan dhe sekuestruan 2 kg kokainë e pastër dhe më shumë se 7 mijë euro cash.
Në pranga do të vihej madje edhe qiramarrësi, 38-vjeçari shqiptar me inicialet A.K. i quajtur me emrin “Aldo”.
Pas hetimeve të karabinierëve, u zbulua se bëhej fjalë për një rrjet trafikantësh, që shisnin kokainë dhe hashash. Për një hark kohor prej 4 muajsh, dyshohet se grupi kriminal ka shitur më shumë se 4 kg kokainë në territorin Novara-s për konsumatorët, shumica prej tyre të rregullt.



