Këto janë tre problemet që ka Përfaqësuesja e Kosovës në futboll
Ndeshja e ardhshme e Përfaqësueses së Kosovës do të zhvillohet më 24 mars, kundër Kombëtares së Islandës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, Rusi 2018.
Ai gjatë një interviste për RTK-në, indentifikoi se cilat janë problemet kryesore që ka skuadra e tij.
“Gjendja e disa lojtarëve është e mire, por problem është se disa lojtarë nuk kanë minutazhën e duhur. Po ashtu ne ende vazhdojmë të merremi me kompletimin e dokumentacioneve dhe me mungesën e një stadiumi që ndeshjet si vendës t’i zhvillojmë ne Kosovë”, tha trajneri Bunjaki. /Periskopi.com/



