Tifozët e Kosovës do të bëjnë diçka të madhe në ndeshjen me Islandën
Ndeshja e vlefshme për eliminatoret e botërorit “Rusia 2018”, do të luhet më 24 mars në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, që përkohësisht është shndërruar në shtëpi të Përfaqësueses së Kosovës, në mungesë të një stadiumi adekuat në Kosovë.
FFK-ja si organizatore e ndeshjes, do të shtypë bileta aq sa edhe është kapaciteti i stadiumit në Shkodër – 15 mijë e 908 bileta.
Kjo dëshmon për pritshmëritë e FFK-së për mbushje të stadiumit për ndeshjen me Islandën, që bëri befasi të madhe në “Euro 2016” duke shkuar deri në çerekfinale në debutimin në kampionat evropian.
Biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë do të dalin në shitje javën tjetër, ka njoftuar të premten Diturie Hoxha, udhëheqëse e Marketingut në Federatën e Futbollit të Kosovës.



