Adriana Lima serish e lirë

Adriana Lima serish e lirë

Engjëllin e bukur të Victoria’s Secret e ka braktisur lojtari i futbollit amerikan Julian Edelman. Thuhet se një gjë e tillë ka ndodhur pasi Adriana ishte e gatshme që të shkojë një hap përpara në lidhjen e tyre, por i këtij mendimi nuk ishte edhe Julian.

Në fakt, Lima kishte dashur të ketë edhe fëmijë, por për këtë nuk ishte i gatshëm Edelman, shkruan TMZ. Edhe pse kaluan disa muaj së bashku, duket se Julianin e kishte frikësuar dëshira e saj e madhe. Përveç kësaj, tash ish-çifti po mban lidhjen në distancë, dhe duket se një gjë e tillë ishte vendimtare për ndarjen e tyre.

Lima, në fakt jeton në Miami , kurse 30-vjeçari Julian në Boston, transmeton KosovaPress.  Lima menjëherë ka ndaluar së përcjelli në rrjetin Instagram, ndërsa të njëjtën ghjë e ka bërë edhe Julian.

 

 

 

 

Shpërndaje në: