PROFIL – Kjo është karriera politike e Bedri Hamzës
Partia Demokratike e Kosovës zyrtarisht pritet ta nominoj kandidatin për kryeministër Bedri Hamzën, aktualisht kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, shkruan Periskopi.
Ky zyrtarizim i Hamzës vjen pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se kurdo që opozita PDK – LDK – AAK janë të gatshme për zgjedhje, ato mund të mbahen.
Partia më e madhe opozitare vendosi të kandidoj për kryeministër Bedri Hamzën pas një sondazhi të brendshmë që kishte bërë kjo parti e ku Hamza doli më i preferuari si kandidat për kryeministër.
Këtë e kanë thënë burime të Persikopit.
Aktualisht partia më e madhe opozitare PDK tashmë dihet se më kë do të kandidoj për të parin e Qeverisë, përderisa Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk kanë vendosur ende për emri se kush nga këto dy subjekte politike do të kandidohet për kryeministër kurdo që zgjedhjet mund të mbahen në Kosovë.
Nga Lëvizja Vetëvendosje padyshim se kandidat do të jetë kryeministri aktual Albin Kurti.
Kryeministri i Kosovës po insiston se nuk do të jap dorëheqje por ka zgjedhje një mënyrë se si të shkohet në zgjehdje të parakohshme duke bërë votat bashkë më opozitën e kësisoj për shpëndarjen e Kuvendit.
Të tri partitë opozitare nuk po pajtohet me këtë duke thënë se duhet të ketë në mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti dhe më pas të shkohet me shpërbërjen e Kuvendit.
AAK tashmë ka nisur iniciativën për mbledhjen e nënshkrimeve, por para se ato të dorëzohen në seancë kanë kërkuar debat parlamenatar në Kuvendin e Kosovës për sic kanë thënë ata tre vjet dështim të qeverisjes së Kurtit dhe më pas të procedohet mocioni i rrëzimit të Kurtit dhe shpërndarja e Kuvendit.
Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nuk do të përkrahun cfardo nisme nga një parti opozitare këtë rast AAk-së.
Ende nuk dihet se cili model do të përdoret që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme.
Kush është Bedri Hamza ?
Bedri Hamza aktualisht kryetari i komunës së Mitrovicës ka qenë ministër i Qeverisë së Kosovës.
Ai ka qenë Ministër i Financave i Republikës së Kosovës në dy raste, ka shërbyer tre mandate në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka qenë guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës nga viti 2013 deri në vitin 2017.
Ministri i Financave (hera e parë: 2011–13)
Koalicioni PDK–LDK u shpërbë në fund të vitit 2010 dhe zgjedhjet e reja u mbajtën në fund të vitit 2010. Hamza u përfshi sërish në listën zgjedhore të PDK-së dhe përfundoi i njëmbëdhjeti në mesin e kandidatëve të partisë. PDK-ja fitoi tridhjetë e katër ulëse dhe ai u zgjodh në Kuvend.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (2013–17)
Bedri Hamza u emërua guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës më 14 mars 2013. Emërimi i tij ishte i diskutueshëm, partitë opozitare argumentuan se emërimi i një zyrtari kryesor të PDK-së në këtë rol ishte një sulm ndaj pavarësisë së bankës. Megjithatë, ai shërbeu në këtë pozitë për katër vitet e ardhshme.
Ministri i Financave (hera e dytë: 2017–2020)
Hamza dha dorëheqjen si guvernator i bankës qendrore më 13 shtator 2017 për t’u rikthyer në zyrën e ministrit të financave.
Bedri Hamza u lind në fshatin Klinë e Epërme të komunës së Skënderajit.
Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1987 dhe më pas morri diplomë master në institucionin e pas vitit 1999 me temën “Problemet e përmirësimit të sistemit fiskal të Republikës së Kosovës”.
Ka kryer studimet e doktoraturës në Universitetin e Tiranës në Shqipëri.
LAJMI I FUNDIT – Memli Krasniqi propozon Bedri Hamzën për Kryeministër



