Adele ndërpret koncertin për arsye shokuese
Këngëtarja menjëherë ndaloi performancën dhe iu sqarua publikut.
“Më falni, dikush është lënduar këtu dhe më duhet të verifikoj nëse tash ky person është mirë”, ka thënë Adele (28) me lot në sy, pasi kuptoi se njëra nga adhurueset e saj kishte rënë në koma.
Bëhej fjalë për një grua 47-vjeçare, e cila kishte pësuar sulm në zemër. Mjekët kujdestarë e kanë dërguar gruan për në spital.
Ndryshe, këngëtarja kohë më parë në koncertin në Brisbaneu konfirmoi zërat se ishte martuar për djaloshin e saj me të cilin kishte kaluar një kohë të gjatë Simon Konecki.



