Jones, gjiganti amerikan i Kosovës

Jones, gjiganti amerikan i Kosovës

Basketbollisti amerikan pas përfundimit të këtij edicioni do t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës në përgatitje për parakualifikimet e Kampionatit Botëror “Kina 2019”.

Jones pritet të jetë pjesë e rëndësishme e Kosovës në këto parakualifikime, pasi kësaj here pritet edhe të luajë, jo vetëm të stërvitë. Jones (203 cm) do t’i mundësojë ekipit të Kosovës të ketë centimetrat e nevojshëm nën kosh.

Kosova në parakualifikime, që do të zhvillohen prej 2 deri më 9 gusht, do t’i luajë katër ndeshje: dy me Estoninë dhe dy me Maqedoninë. Dy ekipet e para në grup sigurojnë pjesëmarrjen në kualifikimet e botërorit që do të nisin vitin tjetër.

“Me padurim po e pres verën për t’iu bashkuar ekipit të Kosovës dhe për t’u përgatitur për ndeshjet e muajit gusht që janë shumë të rëndësishme”, është shprehur Jones për gazetën.

Shpërndaje në: